Bota

Vrasja e Marigona Osmanit. Gjykata urdhëron ekspertizë psikiatrike për të akuzuarin Krivaça

Kallxo shkruan se sipas urdhrit të Gjykatës, Instituti i Psikiatrisë Forenzike duket të hartojë ekspertizë mbi gjendjen psikike të të akuzuarit në kohën e kryerjes së veprës penale.

24 Janar 2023, 14:00 Nga I.A
Vrasja e Marigona Osmanit. Gjykata urdhëron ekspertizë psikiatrike
Marigona Osmani dhe Dardan Krivaça

KOSOVË- Gjykata Themelore në Ferizaj e ka pranuar kërkesën e avokatit të Dardan Krivaçës, Admir Salihut, që klientit të tij t’i bëhet ekspertiza psikiatrike. Kallxo shkruan se sipas urdhrit të Gjykatës, Instituti i Psikiatrisë Forenzike duket të hartojë ekspertizë mbi gjendjen psikike të të akuzuarit në kohën e kryerjes së veprës penale.

“Urdhërohet Instituti i Psikiatrisë Forenzike që të bëjnë ekzaminimin psikiatrik të të akuzuarit Dardan Krivaça për të dhënë mendimin lidhur me gjendjen psikike të të akuzuarit në kohën e kryerjes së veprës penale, a ka qenë në gjendje të paaftësisë mendore ose gjendjes së zvogëluar të aftësisë mendore” – tha gjyqtari i çështjes, Sahit Krasniqi.

Gjyqtari urdhëroi të përcaktohet edhe ndikimi i kësaj sëmundje nga Instituti përgjegjës, nëse ekziston. Duke iu referuar edhe kërkesës së mbrojtjes, Gjykata urdhëroi që të bëhet ekzaminimi nëse i akuzuari ka qenë nën ndikimin e narkotikëve në kohën e kryerjes së veprës.

Marigona Osmani u dërgua e vdekur më 23 gusht 2021 në derën e spitalit të Ferizajt, në Kosovë. Vetëm 18-vjeç, Marigona ndërroi jetë për shkak të dhunës së ushtruar ndaj saj. Ajo u la në derën e spitalit nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu të cilët u larguan me një “Audi” me targa zviceriane. Rasti i Marigona Osmanit nxorri zbuluar dhe të shkuarën kriminale të Krivaqës. Ajo u gjet e vdekur në derën e spitalit në Ferizaj nga bluzat e bardha. Ekspertiza konstatoi se 18-vjeçarja ishte dhunuar për vdekje dhe kishte ndërruar jetë 24 orë para se të hidhej në dyert e spitalit.

dardan krivaça admir salihu sahit krasniqi marigona osmani

Sondazh

Poll