Bota

Mbulohen kokat e kukullave në vitrinat e dyqaneve në Afganistan

Përveç grave, koka po u mbulohet dhe kukullave.

24 Janar 2023, 12:52 Nga A.B
Mbulohen kokat e kukullave në vitrinat e dyqaneve në Afganistan
Kukullat

AGFANISTAN- Talebanëve në Afganistan nuk u shpëtojnë as kukullat nga vitrinat. Në vendin, i cili ka ligjet më të ashpra kundër grave, tregtarët detyrohen të mbulojnë fytyrat e kukullave femra me leckë, çanta dhe madje edhe fletë metalike për të parandaluar që talibanët t'u presin kokat.

Kjo u bë me rastin e interpretimit të rreptë të ligjit islam i cili ndalon statujat apo imazhet me formë njerëzore, të cilat mund të adhurohen si idhuj. Një zhvillim i tillë, lidhet edhe me dëshirën e fortë të talebanëve për të larguar gratë nga jeta publike.

afganistan

Sondazh

Poll