Bota

Skandal në SHBA, publikohet fotoja e Trump me bosin e mafias, ish-presidenti: Duan të më prishin imazhin

Për Trump, kjo është përpjekje e re për të prishur imazhin e tij pas kritikave të ngritura nga darka në Mar-a-Lago.

24 Janar 2023, 10:19 Nga A.B
Skandal në SHBA, publikohet fotoja e Trump me bosin e mafias,
Trump dhe Skinny Joe

SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka dalë në një foto së bashku me bosin e mafias së Filadelfias, Joseph “Skinny Joey” Merlino. Fotografia e cila po qarkullon në media ka shkaktuar polemika.

Një zëdhënës i ish-kreut të Shtëpisë së Bardhë u përpoq ta minimizonte ngjarjen duke vënë në dukje se Trump bën qindra foto me shumë njerëz. Gjithashtu ai nuk dha detaje për ata që e pyetën nëse të dy e njohin njëri-tjetrin dhe çfarë marrëdhëniesh kanë.

Merlino ka kryer së fundmi një dënim me 10 vite burg për krim të organizuar. Për Trump, kjo është përpjekje e re për të prishur imazhin e tij pas kritikave të ngritura nga darka në Mar-a-Lago me Kanye West dhe supremacistin Nick Fuentes.

Burimi: The Guardian

donald trump

Sondazh

Poll