Bota

Tensionet Kosovë-Serbi, Asambleja e Këshillit të Evropës nis sot diskutimet

Seanca për diskutim nis në orën 11:00, ndërsa sesioni do të zgjasë deri më 27 janar 2023.

23 Janar 2023, 09:14 Nga f.g
Tensionet Kosovë-Serbi, Asambleja e Këshillit të Evropës nis
Foto ilustruese

BRUKSEL- Nisin sot diskutimet në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës ku tema kryesore është tensionet mes Kosovës dhe Serbisë. Seanca për diskutim nis në orën 11:00, ndërsa sesioni do të zgjasë deri më 27 janar 2023. Në këtë diskutim do të marrin fjalën edhe kryeministrja e Islandës Katrin Jakobsdóttir dhe Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Seanca vjen pas tensioneve në javët e fundit në Kosovë që nisën pas dorëheqjes së deputetëve serbë dhe kryekomunarëve serb në veri të Kosovës. Përgatitja e zgjedhjeve lokale të parakohshme më 18 dhjetor kulmuan me sulme dhe provokime në veri të Kosovës ku serbët sulmuan KQZ.

Zgjedhjet u shtynë por situata nuk u qetësua, për më shumë se 2 javë, ku në veri u vendoën barrikada dhe rrugët u bllokuan. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë se kanë marrë garanci nga Kosova se nuk do të ndiqen ata që ngritën bllokadat. Më 28 dhjetor një gjykatë në Prishtinë e liroi nga paraburgimi policin e arrestuar më dhjetë dhjetor, duke shërbyer ky si një shkak për të zbutur tensionet. Pas kësaj presidenti serb Aleksandar Vuçiç tha se serbët do të heqin bllokadat./Dosja.al

tensionet kosove-serbi

Sondazh

Poll