Aktualitet

Qytetarët mbushnin ujë me kova/ Pas 2 ditësh mungesë, zgjidhet problemi i furnizimit me ujë të pijshëm për Pogradecin

Me mijëra familje në Pogradec dhe fshatrat e njësisë administrative të Buçimasit vuajtën mungesën e ujit të pijshëm si pasojë e problemit në rrjet në zonën e Drilonit. 

21 Janar 2023, 22:17 Nga k.m.
Qytetarët mbushnin ujë me kova/ Pas 2 ditësh mungesë,
Pamje nga punimet

POGRADEC- Pas dy ditësh ndërprerje të furnizimit, në Pogradec ka rinisur furnizimi me ujë.Punonjës të Ujësjellësit kanë arritur pasditen e të shtunës të riparojnë defektin që kishte shkaktuar ndërprerjen e furnizimit, duke e kthyer në normalitet.

Me mijëra familje në Pogradec dhe fshatrat e njësisë administrative të Buçimasit vuajtën mungesën e ujit të pijshëm si pasojë e problemit në rrjet në zonën e Drilonit. 

Qytetarët mbushnin ujë me kova/ Pas 2 ditësh mungesë,
Radhët për të mbushur ujë

Ndërkohë që sot, Partia Demokratike në Pogradec ka denoncuar mungesën e ujit, duke nxjerrë edhe foto nga radhët e banorëve teksa presin të mbushin bidonat në një çezmë në qytet. Ndërkohë që vetë, Bashkia e Pogradecit nuk ka bërë asnjë njoftim për banorët se kur do të rikthehet uji i pijshëm në shtëpitë e tyre.

pogradec

Sondazh

Poll