Politike

“Letër falenderimi nga Merkel për anulimin e 30 Qershorit”, Meta: Të gjithë i dinë përpjekjet e mia për stabilitet

13 Shtator 2019, 19:44 Nga DOSJA
“Letër falenderimi nga Merkel për anulimin e 30

TIRANË- Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka dhënë për herë përgjigje edhe për diçka që diskutohet në rrethet politike që Meta ka marrë një letër falënderimi nga Angela Merkel pas anulimit të 30 qershorit.

Me kancelaren kam pasur biseda. Jemi përshëndetur në Mynih, takime ndërkombëtare, shkëmbime letrash”, është shprehur Presidenti Ilir Meta në Syri Tv.

Meta u pyet drejtëpërdrejtë nëse ka shkëmbyer letra me Merkelin dhe pretendim se është falënderuar për 30 qershorin.

Të gjithë në Europë dhe SHBA i dinë përpjekjet e mia për stabilitetin e Shqipërisë. Veprimet e mia nuk i bëj për tu falënderuar nga askush. Unë falënderoj shumë qeverinë që ftoi OSBE-ODIHR për të vëzhguar zgjedhjet. Dua të falënderoj edhe OSBE-ODIHR për raportin shumë të qartë ku del edhe veprimet e presidentit që qartësuan shumë situatën. I gjithë raporti është një konfirmim i lëvizjes së presidenti për të nxjerrë dekretin dhe për të nxitur një marrëveshje”, ka qenë përgjigja e Metës, duke mos treguar nëse shkëmbimi i letrave kishte ndodhur apo jo.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike angela merkel anulimi i 30 qershorit ilir meta angela merkel anulimi i 30 qershorit ilir meta

Sondazh

Poll