Aktualitet

Çahet tubacioni nga firma ndërtuese e rrugës për Drilon, 5 fshatra në Pogradec pa ujë të pijshëm prej 2 ditësh

Shkak për mungesën e ujit të pijshëm është bërë çarja e tubit kryesor të furnizimit me ujë nga një firmë, e cila po punon në Drilon për ndërtimin e rrugës.

20 Janar 2023, 23:00 Nga k.m.
Çahet tubacioni nga firma ndërtuese e rrugës për Drilon, 5
Tubi në Pogradec

POGRADEC- Prej 2 ditësh, Pogradeci dhe njësia Buçimas me 5 fshatrat e saj janë pa ujë të pijshëm. Shkak për mungesën e ujit të pijshëm është bërë çarja e tubit kryesor të furnizimit me ujë nga një firmë, e cila po punon në Drilon për ndërtimin e rrugës.

Edhe pse prej dy ditësh punonjës të ujësjellësit vijojnë punën për rregullimin e defektit të rëndë, sërish nuk është riparuar. Sipas të dhënave nga Ujësjellësi i Pogradecit, sot në mesditë është arritur të riparohet defekti, por për shkak të presionit, tubacioni kryesor është dëmtuar sërish.

Aktualisht punonjësit janë në terren dhe po punohet për normalizimin e situatës, ndërsa mijëra familje dhe qindra biznese kane mbetur pa ujë prej 48 orësh.

pogradec

Sondazh

Poll