Art&Argëtim

"Kam pasur frikën se…"/ Aktori Ledio Lako: Nuk jam martuar se s'kam pasur siguri financiare

Ledio Lako ka rrëfyer një prej arsyeve se pse nuk është martuar.

15 Janar 2023, 22:07 Nga k.m.
"Kam pasur frikën se…"/ Aktori Ledio Lako: Nuk jam martuar
Ledio Lako

TIRANË- Aktori i humorit Ledio Lako tregohet gjithmonë i rezervuar për jetën e tij private. I ftuar në emisionin “Dola te Ola”, ai ka rrëfyer një prej arsyeve se pse nuk është martuar.

Gjatë emisionit, Lako mori një videomesazh nga miku i tij, aktori Gazment Paja, i cili krahas vlerësimit për të, i uroi të gjente një nuse. E pikërisht në këtë moment, ka dhënë edhe përgjigjen dhe arsyet e tij.

“Kam dashur t’i jap femrës një siguri ekonomike. Kam filluar nga zero dhe kam patur edhe frikën se mund të mbetem pa punë, sikur do të më shkatërrohej familja,”- tha ai.

Në fund, Ledio tha se tashmë është i sigurt ekonomikisht dhe me humor tha se mund ta quajë veten të pasur.

ledio lako

Sondazh

Poll