Bota

ME VIDEO/ Tjetër gafë e Biden, harron emrin e gruas së djalit të Marthin Luter King

Më pas, tha emrin e parë që i erdhi në mendje “Gëzuar ditëlindjen, e dashur Valen". Në fakt, ajo quhet Arndrea Water King.

17 Janar 2023, 08:39 Nga F.M
ME VIDEO/ Tjetër gafë e Biden, harron emrin e gruas së djalit
Joe Biden

SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikë Joe Biden ka bërë një tjetër gafë. Gjatë një eventi në Uashington për Martin Luther King, ai shihet se i këndon këngën e ditëlindjes gruas së djalit të Marthin Luter King. Por, në momentin që do të thoshte emrin e saj, harroi dhe ndaloi këngën.

 “Martin sot ne festojmë trashëgiminë e babait tuaj të dashur. Por sot urime edhe për gruan tuaj që mendoj se ka ditëlindjen? Shiko gruaja ime ka një rregull në familjen tonë: kur dikush ka ditëlindjen, ne i këndojmë "Gëzuar ditëlindjen". A jeni gati…Gëzuar…." tha ai dhe ndaloi.

Më pas, tha emrin e parë që i erdhi në mendje “Gëzuar ditëlindjen, e dashur Valen". Në fakt, ajo quhet Arndrea Water King.

Duke kuptuar gabimin, Biden vijoi të bënte humor.

“Është e vështirë të jesh 30 vjeç. Por duhet ta kapërcesh atë,”- tha ai.

joe biden

Sondazh

Poll