Bota

Skandal në Britaninë e Madhe, 800 efektivë policie hetohen për përdhunime dhe dhunë në familje

Gjithçka nisi pasi një efektiv, David Carrick është deklaruar fajtor për 49 vepra, duke përfshirë dhjetëra përdhunime.

17 Janar 2023, 08:25 Nga F.M
Skandal në Britaninë e Madhe, 800 efektivë policie hetohen
Britani e Madhe

BRITANI E MADHE- Rreth 800 efektivë policie në Britaninë e Madhe po hetohen për abuzime seksuale dhe dhunë në familje. BBC shkruan se po hetohen rreth 1000 pretendime për abuzime seksuale dhe dhunë në familje, ku pretendohet se janë të përfshirë rreth 800 policë.

Gjithçka nisi pasi një efektiv, David Carrick është deklaruar fajtor për 49 vepra, duke përfshirë dhjetëra përdhunime.

Sir Mark Rowley, komisioner në Policinë Metropolitane, ka thënë se 45 mijë policët dhe stafi në Policinë Metropolitane, do të rikontrollohen për shkelje. Ai po ashtu u ka kërkuar falje viktimave të Carrickut për dështimin në mbrojtjen e tyre.

“Ne kemi dështuar, më vjen keq. Ai nuk duhet të ishte zyrtar policor. Ky burrë abuzoi me gratë në mënyrën më të neveritshme,”- ka thënë Rowley.

britani e madhe david carrick mark rowley

Sondazh

Poll