Bota

Përgjaku ceremoninë mortore! Arrestohet pas 2 ditësh 22-vjeçari, si qëlloi me breshëri plumbash mbi 3 gratë e vajzës së mitur

Policia Metropolitane tha se 22-vjeçari u arrestua teksa udhëtonte me një makinë në Cricklewëood Lane, Barnet, pak para orës 16:00 të dielën. Ai është dërguar në paraburgim.

16 Janar 2023, 08:29 Nga F.M
Përgjaku ceremoninë mortore! Arrestohet pas 2 ditësh
Londër

BRITANI E MADHE- Një 22-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se është autori që përgjaku ceremoninë mortore në Londër, paraditen e 14 janarit. Ngjarja ndodhi jashtë kishës së Shën Aloysius në rrugën Phoenix ku po mbahej ceremonia për 20-vjeçaren Sara Sanchez dhe nënën e saj, Fresia Calderon, të cilat kishin vdekur brenda një muaji.

Policia Metropolitane tha se 22-vjeçari u arrestua teksa udhëtonte me një makinë në Cricklewëood Lane, Barnet, pak para orës 16:00 të dielën. Ai është dërguar në paraburgim.

Ai la të plagosura 3 gra dhe një vajzë të mitur, vetëm 7 vjeçe.

Vajza shtatëvjeçare e plagosur nga sulmi ndodhet në gjendje të qëndrueshme, ndërsa një grua 48-vjeçare është në gjendje kritike.

te shtena ne londer britani e madhe

Sondazh

Poll