Bota

Cilat dy vende të BE-së që po luftojnë për "titullin" e destinacionit më të vizituar në botë?

Spanja është afër Francës në renditjen e vendeve më të vizituara në botë.

16 Janar 2023, 00:05 Nga k.m.

 

Cilat dy vende të BE-së që po luftojnë për
Foto ilustruese

 

Mbi 500 milionë turistë vizitojnë Evropën çdo vit, por në cilin nga 44 vendet e saj zgjedhin të shkojnë? "GlobalData", një kompani analitike dhe konsulence, ka përmbledhur shifrat për të zbuluar se cili është vendi më i vizituar në Evropë. Franca ka pretenduar shpesh vendin e parë gjatë viteve, dhe tani ajo është gjithashtu e vendosur të rifitojë titullin e saj si vendi më i vizituar në botë.

Cili është shteti më i vizituar në botë?

Përpara pandemisë COVID-19, Franca ishte vendi më i vizituar në botë duke tërhequr 88.1 milionë vizitorë në vitin 2019. Spanja pretendoi vendin e parë në 2021, por Franca është në rrugën e duhur për ta kapërcyer atë, pasi ka mirëpritur 66.6 milionë vizitorë ndërkombëtarë në 2022.

“Përkrah Italisë dhe Spanjës, Franca përfaqëson një segment të rëndësishëm të rritjes në Evropën Perëndimore,”- thotë Hannah Free, analiste e udhëtimeve dhe turizmit në GlobalData.

GlobalData raporton se numri i ardhjeve ndërkombëtare në Francë pritet të rritet me një normë vjetore prej 12.1 përqind midis 2022 dhe 2025.

Kompania ka parashikuar që Franca do të tërheqë rreth 93.7 milionë udhëtarë ndërkombëtarë në vit deri në vitin 2025, duke forcuar titullin e saj si vendi më i vizituar në botë.

Pse Franca është një destinacion popullor turistik?

Një nga tërheqjet më të mëdha të Francës është transporti i saj. Udhëtimi midis qyteteve të mëdha është relativisht i lehtë, me lidhje treni me shpejtësi të lartë. Franca është gjithashtu e lidhur mirë me vendet e tjera evropiane nëpërmjet trenave në distanca të gjata dhe gjatë natës. Trenat e rinj të fjetjes që do të lançohen këtë vit do të çojnë pasagjerët nga Parisi në Vjenë, Berlin dhe Milano, ndërsa në vitin 2024 kryeqyteti do të lidhet edhe me Barcelonën.

Cili është vendi i dytë më popullor në botë për t'u vizituar?

Spanja është afër Francës në renditjen e vendeve më të vizituara në botë.

Ndërsa të gjitha vendet panë një rënie të numrit të vizitorëve gjatë pandemisë COVID-19, Spanja arriti të mposht Francën në vendin e parë duke mirëpritur 26.3 milionë vizitorë./Euronews

france spanje

Sondazh

Poll