Bota

Kongresmenit republikan mund t’i hiqet mandati, George Santos s'pranon

Lajmin e tha kryetari i Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve dhe Republikanëve, James Comer. 

15 Janar 2023, 18:13 Nga k.m.

 

Kongresmenit republikan mund t’i hiqet mandati, George Santos
George Santos

 

UASHINGTON- George Santos, i cili gënjeu për pjesën më të madhe të rezymesë dhe jetëshkrimit të tij do të hiqet nga Kongresi nëse zbulohet se ka thyer ligjet për financimin e fushatës. Lajmin e tha kryetari i Komisionit të Mbikëqyrjes së Dhomës së Përfaqësuesve dhe Republikanëve, James Comer. 

"Ai është një djalë i keq. Nuk varet nga unë apo ndonjë anëtar tjetër i Kongresit për të përcaktuar nëse ai mund të përjashtohet për gënjeshtër. Tani, nëse ai ka thyer ligjet e financimit të fushatës, atëherë ai do të hiqet nga Kongresi,"- tha Comer në programin "State of the Union" të CNN.

Santos ka refuzuar vazhdimisht të japë dorëheqjen, edhe pse presioni është rritur brenda partisë së tij. Të enjten, ai tha se do të lirojë vendin e tij në zonën e Nju Jorkut vetëm nëse humbet zgjedhjet e ardhshme.

Më shumë se një duzinë zyrtarë republikanë, shumë prej tyre nga distrikti i Santos, i cili mbulon pjesë të Queens dhe Long Island, kanë kërkuar dorëheqjen e kongresmenit të sapozgjedhur. Të paktën gjashtë nga përfaqësuesit e tij republikanë nga Nju Jorku i janë bashkuar thirrjeve që ai të japë dorëheqjen./Reuters

george santos

Sondazh

Poll