15 Janar 2023, 18:11
Nga k.m.
Vladimir Putin
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka lavdëruar të dielën forcat e tij, pas pretendimeve se kanë fituar kontrollin e Soledarit dhe pas sulmeve që kanë lënë të vdekur të paktën 25 persona në Dnjipro. Fitorja në Soledar është parë si sukses nga Moska, pas disa muajve me zmbrapsje ushtarake në fushëbetejë.
“Kemi dinamikë pozitive, gjithçka është duke shkuar sipas planeve tona”, ka thënë Putin të dielën.
“Shpresoj se luftëtarët tanë do të na gëzojnë sërish”.
Ministria ruse e Mbrojtjes ka bërë të ditur këtë javë se ka “kompletuar çlirimin” e Soledarit. Një fitore e tillë do t’iu mundësonte forcave ruse avancim drejt Bahmutit, një tjetër qytet ukrainas për të cilin janë kryer luftime të ashpra. Ukraina ka hedhur poshtë pretendimet për fitore ruse dhe ka thënë se luftimet në Soledar janë duke vazhduar.
Të dielën, Instituti për Studime të Luftës – me bazë në Shtetet e Bashkuara – ka thënë se “forcat ukrainase ka pak mundësi që janë duke mbajtur pozicionet brenda Soledarit”. Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
vladimir putin soledar
Bota
15 Janar 2023, 17:15
a.l
Josep Borrell
IRAN- BE-ja dënon ashpër ekzekutimin e shtetasit iranio-britanik Alireza Akbari. Shefi i politikës së jashtme të...
Bota
15 Janar 2023, 17:08
a.l
Jair Bolsonaro
BRAZIL- Gjykata e Lartë braziliane autorizoi të premten shtimin e ish-presidentit Jair Bolsonaro në hetimin lidhur me tr...
Bota
15 Janar 2023, 16:33
a.l
Papa Françesku
ITALI- Papa Françesku i ftoi sot të krishterët e të gjitha dominimeve që të mblidhen në lut...
Bota
15 Janar 2023, 15:21
k.m.
Suella Braverman
BRITANI E MADHE- Një e mbijetuar e Holokaustit ka thënë për Sky News se gjuha e përdorur nga Sekretarja e Brends...
Bota
15 Janar 2023, 15:06
a.l
e-SKUTER
FRANCË- Banorët e Parisit do të votojnë nëse qyteti duhet t'i lejojë kompanitë të vazhdojn&...
Bota
15 Janar 2023, 14:57
a.l
Peru
PERU- Qeveria e Perusë ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në kryeqytetin e Lima dhe tre rajone të tjera pas javë...
Bota
15 Janar 2023, 14:53
a.l
pirja e duhanit në Meksikë
SPANJË- Meksika ka sjellë në fuqi një nga ligjet më të rrepta në botë kund&eum...
Bota
15 Janar 2023, 14:49
I.A
Dibran Hoxhaj
KOSOVË- Dibran HoxhaJ i njohur ndryshe si “Kobra” ishte dënuar tre herë për veprën e njëjtë pe...
Bota
15 Janar 2023, 14:38
I.A
Ukraine
UKRAINË- Numri i personave të vdekur nga sulmet me raketa ruse në qytetin ukrainas Dnjipro, ka shkuar në 23, ka bërë ...
Bota
15 Janar 2023, 14:23
a.l
Dmytro Kuleba
UKRAINË- Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës Dmytro Kuleba u ka bërë thirrje vendeve të G7...