Vdes në moshën 54-vjeçare vajza e Elvis Presley, Lisa gjendet e pajetë në banesën e saj
Lisa Marie Presley SHBA- Fëmija i vetëm i legjendës së rock'n'roll, Elvis, Lisa Marie Presley ka vdekur në moshën 54-vje...
turma e protestuesëve çan barrierën e krijuar për të mos lejuar hyrjen e tyre dhe shtyjnë njeri-tjetrin për të shkuar në drejtim të sallave qeveritare, duke përfshirë Kongresin, Gjykatën Supreme dhe zyrat presidenciale.
BRAZIL- Videoja që po shihni më poshtë tregon momentin kur protestuesit në Brazil depërtuan përmes pengesës në Capital Plasa. Siç shihet, turma e protestuesëve çan barrierën e krijuar për të mos lejuar hyrjen e tyre dhe shtyjnë njeri-tjetrin për të shkuar në drejtim të sallave qeveritare, duke përfshirë Kongresin, Gjykatën Supreme dhe zyrat presidenciale.
Qindra mbështetës të ish-liderit Jair Bolsonaro sulmuan ndërtesat qeveritare për të protestuar kundër pasardhësit dhe rivalit të tij, presidentit Luiz Inácio Lula da Silva. Shkeljet erdhën rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor. Të martën, Gjykata e Lartë lëshoi një urdhër për arrestimin e Anderson Torres, një ish-ministër i drejtësisë nën Bolsonaro, i cili sapo kishte marrë rolin e Sekretarit të Sigurisë për Qarkun Federal, dhe Fabio Vieira, ish-komandant i policisë ushtarake të Qarkut Federal, në lidhje me ndaj sulmeve. Të dy Torres dhe Vieira janë akuzuar për tentativë për grusht shteti, akte terroriste, dëmtim të pronës publike, shoqatë kriminale dhe heqje të dhunshme të shtetit ligjor. Sipas këtij urdhri veprimet e Torres dhe Vieira "demonstrojnë një organizatë të mundshme kriminale që ka si një nga qëllimet e saj të destabilizojë institucionin republikan". Viera u arrestua të martën pasdite nga Policia Federale e Brazilit, por Torres aktualisht ndodhet në Shtetet e Bashkuara me pushime. Torres ka mohuar çdo përfshirje në sulmet kundër ndërtesave qeveritare dhe tha se do të paraqitet tek autoritetet./ Dosja.al
Lisa Marie Presley SHBA- Fëmija i vetëm i legjendës së rock'n'roll, Elvis, Lisa Marie Presley ka vdekur në moshën 54-vje...
Gjatë vitit 2020, në kohën e pandemisë së Covd-19, në Kosovë janë mbyllur 20 mijë biznese dhe kanë mbetur pa...
Piktura SHBA- Një koleksionist brazilian i artit ka pretenduar se piktura e Van Gogh "Një lexues romani" që është ekspozuar në...
Harry dhe Diana ANGLI- Rrëfimi i Rince Harry-t për përdorimin e të njëjtit krem që Princesha Diana aplikoi në buz&e...
Foto Ilustruese GREQI- Një sulm ndaj policëve të ekipit të DI.AS. nga persona të panjohur ka ndodhur ditën e sotme në Gr...
Andrei Kartapolov RUSI- Rusia mund të rrisë kufirin e sipërm të moshës për qytetarët që do të rekrutohen n&eum...
OKB SHBA- Tetë vitet e fundit ishin më të ngrohtat e regjistruara në nivel global, sipas gjashtë grupeve kryesore të të ...
Dibran Hoxhaj KOSOVË- Dibran Hoxhaj, i njohur në të gjithë Kosovën për jetën luksoze, makinat e shtrenjta dhe flori...
Albin Kurti KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti thotë se kanë shprehur interesim që të sillen ushtarë shtesë...
demet nga tornado SHBA- Një tornado "jashtëzakonisht e rrezikshme" po shpërthen në Alabama, me banorët që u thuhet të st...