Bota

Sulmohen efektivët në Greqi, 10 persona u hedhin koktej molotovi

 Gjithçka nisi pas një thirrjeje për Veprim të Menjëhershëm në orën 20:20 të së enjtes mbrëma, për një incident në rrugën Grigoriou Auxentiou.

12 Janar 2023, 23:08 Nga I.A
Sulmohen efektivët në Greqi, 10 persona u hedhin  koktej molotovi
Foto Ilustruese

GREQI- Një sulm ndaj policëve të ekipit të DI.AS. nga persona të panjohur ka ndodhur ditën e sotme në Greqi. Gjithçka nisi pas një thirrjeje për Veprim të Menjëhershëm në orën 20:20 të së enjtes mbrëma, për një incident në rrugën Grigoriou Auxentiou.

Dy motorë të ekipit DI.AS. arritën në vendngjarje dhe papritmas u gjendën përballë një grupi prej rreth 10 personash. Të panjohurit kanë hedhur një koktej molotovi në drejtim të policisë dhe më pas janë zhdukur në rrugët përreth. Si pasojë e sulmit është plagosur lehtë një punonjës policie dhe është dëmtuar një automjet zyrtar i Policisë Helenike.

sulmohen policet ne greqi

Sondazh

Poll