Bota

Shërbimi Suedez për Rusinë: Është kërcënim i madh

Këto sektorë janë: sistemet e furnizimit me energji, transporti i furnizimit kritik dhe telekomunikacioni.

12 Janar 2023, 21:41 Nga I.A
Shërbimi Suedez për Rusinë: Është kërcënim i
Suedi

SUEDI- Shërbimi Suedez i Sigurisë ka përsëritur se Rusia “përfaqëson një kërcënim të madh” për vendin dhe ka paralajmëruar se, në këtë kontekst, pritet një rritje e aktiviteteve të inteligjencës ruse.

“Aktivitetet e inteligjencës ruse dhe aktivitetet e tjera kërcënuese për sigurinë kundër Suedisë mund të rriten”, tha Shërbimi i Sigurisë në Suedi, që ka zbuluar tre sektorë ku Vladimir Putin mund të vendosë objektivin për të kryer veprime spiunazhi dhe sabotazhi. Këto sektorë janë: sistemet e furnizimit me energji, transporti i furnizimit kritik dhe telekomunikacioni.

“Këta janë sektorë në të cilët sulmet kundër Suedisë mund të shkaktojnë dëme edhe në pjesën tjetër të Evropës”, ka theksuar inteligjenca suedeze, e cila beson se lufta në Ukrainë, që filloi shkurtin e kaluar, ka ndryshuar ndjeshëm paradigmat e sigurisë jo vetëm në nivel kombëtar, por në të gjithë kontinentin.

shërbimi suedez

Sondazh

Poll