Bota

Refuzoi të luftonte në Ukrainë, ushtari rus dënohet me 5 vjet burg

Marsel Kandarov nuk u paraqit në detyrë në maj 2022 pasi ai nuk donte të merrte pjesë në operacionin ushtarak special.

12 Janar 2023, 14:16 Nga a.l

Refuzoi të luftonte në Ukrainë, ushtari rus dënohet me 5

UKRAINË- Një 24-vjeçar është dënuar me pesë vjet burgim pasi refuzoi të luftonte për ushtrinë ruse në Ukrainë. Mediat e huaja raportojnë se, Marsel Kandarov nuk u paraqit në detyrë në maj 2022 pasi ai nuk donte të merrte pjesë në operacionin ushtarak special. Lajmin për arrestimin e tij e njoftoi shërbimi i shtypit për gjykatat në rajonin e Bashkortostan.

Ai u gjet në shtator dhe qëndroi para një gjykate ushtarake. Gjykata gjeti se z. Kandarov kishte shmangur shërbimin ushtarak gjatë mobilizimit për më shumë se një muaj. Vladimir Putin kishte urdhëruar mobilizimin e 300,000 rezervistëve në fund të shtatorit. Ka zëra se së shpejti mund të paralajmërohet një tjetër raund./ Dosja.al

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll