Aktualitet

G-Class-i me targa ruse përmbys te ‘Shqiponja’/ Policia dyshon për atentat, shoferi, vëllai i deputetes Ambra Bor

12 Shtator 2019, 05:29 Nga DOSJA
G-Class-i me targa ruse përmbys te ‘Shqiponja’/ Policia dyshon

TIRANE- U raportua si një aksidenti i zakonshëm që tërhoqi vëmendjen për shkak të vlerës marramendëse të makinës, por prapa dyshohet se fshihet një atentat i mirëmenduar mafioz.

Mbrëmjen e djeshme tek “Sheshi Shqiponja”, makina Mercedes Benz G Class, ka përfunduar jashtë rruge, duke u kthyer përmbys.  Policia shkoi menjëherë atje, dhe vërejti makinën super luksoze, të blinduar me vlerë nga 150 mijë deri në 200 mijë euro.

Drejtuesi i mjetit, nuk u gjet në vendngjarje, çka menjëherë ngjalli dyshimet se ngjarja mund të fshihte më shumë se një aksident. Shoferi i makinës është Eldin Dergjini, ndërkohë që Dosja.al ka mësuar se në këtë mjet udhëtonte një personazh tejet i njohur i botës së krimit në Tiranë.

Eldin Dergjini, nga Shkodra, banues në Tiranë dhe vëllai i deputetes së futur në Kuvend nga listat e LSI, Ambra Borova. Ai rezulton i arrestuar më herët në Itali për trafik droge, dhe ka patur në përdorim mjetin me targa ruse ‘H 001 CH/199’. Dosja.al u interesua dhe zbuloi se  ekziston edhe në një automjet tjetër në Rusi. Kjo ngre dyshimet se makina mund të jetë e vjedhur. Dergjini dyshohet se ka mbrojtur këtë personazh, që sipas Policisë është larguar nga vendngjarja pasi ka telefonuar një mikun e tij i cili ka shkuar dhe e ka marrë në vendin ku ndodhi aksidenti.

Ndërkohë që automjeti me të njëjtat targa në Rusi është i tipit ‘Bently’ dhe kjo është e paqartë se si të njëjtat targa ekzistojnë në dy makina të ndryshme. Në dëshminë e tij në Polici, Dergjini është shprehur se është goditur nga një tjetër mjet nga mbrapa dhe se pas aksidentit ka shkuar vetë në spital, pasi ka humbur kontrollin e makinës.

(J.V;F.G/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane eldin dergjini përmbyset benzi lukzos përmbyset makina në tiranë aksident ne tirane eldin dergjini përmbyset benzi lukzos përmbyset makina në tiranë

Sondazh

Poll