Mbyti me duar gruan dhe e “zbukuroi” për varrim/ Shtyhet seanca në Krimet e Rënda për Namik Velajn
12 Shtator 2019, 10:30Nga DOSJA
Tiranë- Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda ka shtyrë seancën për Namik Velajn i cili vrau gruan e tij. Ky i fundit është dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë me 35 vite burg pasi akuzohet se vrau gruan e tij dhe fshehu krimin e rëndë.
Si ndodhi ngjarja
Në janar të vitit 2017, Namik Velaj është konfliktuar me bashkëshorten e tij, Verke Velajn në banesën e tyre në Patos dhe e ka keqtrajtuar atë duke e mbytur dhe thyer krahun. Pas vrasjes, ai menjëherë ka nisur të thurë planin për zhdukjen e provave. Ai ka thirrur një mjek të Qendrës Shëndetësore të Patosit, shtetasin Ilir Tanku.
Ai i ka vendosur viktimës një shall rreth qafës në mënyrë që të zhdukte shenjat e dhunës në qafën e saj. Një ditë më pas, gjatë ceremonisë mortore, familjarët e viktimës kanë kërkuar që të lëvizin trupin dhe ta shohin, por Namik Velaj ka kundërshtuar. Ai u ka kërkuar atyre që të mos ia hiqnin shallin trupit të viktimës, pasi e kishte amanet nga vajza, e cila kishte ndërruar jetë një vit para ngjarjes.
Përkundër insistimit të Velajt, familjarët e viktimës kanë insistuar dhe kanë mundur që t’ia heqin shallin kufomës, duke konstatuar mavijosje të qafës dhe fryrje në shpatull. Që të mos binin në sy tek autori i krimit, familjarët e viktimës kanë preferuar të heshtin dhe ta ndjekin rastin në rrugë ligjore.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE– Eldin Dergjini, 34 vjeç nuk ka në përdorim vetëm mjetin superluksoz “G-Class” të blinduar me targa ruse, me të cilin shpëtoi nga një atentat i ci...
TEPELENË- Policia po zhvillon një operacion antikanabis në Tepelenë, ku edhe 7 persona u ndaluan nga Policia. Dosja.al ka siguruar foto të një prej tyre, b...
TIRANË– Historiani Arben Llalla ka paralajmëruar se në datën 22-26 shtator trupat speciale greke do të zbarokojnë në Shqipëri. Me anë të një statusi në Fac...
Vlorë– Një kontratë sipërmarrje e pafinalizuar mes një qytetari në Vlorë dhe një firme ndërtimi është bërë shkak për nisjen e shkarkimeve të drejtuesve të Kadas...
TEPELENË– Zbardhen emrat e shtatë personave të ndaluar ditën e sotme në Tepelenë gjatë operacionit antikanabis. (Lexo këtu)Dosja.al ka mësuar emrat e disa ...
SELENICË- Detaje të reja janë zbuluar nga ngjarja e rëndë që ndodhi mbrëmjen e djeshme në Selenicë, ku Mariglen Çobaj dhunoi me bishtin e sëpatës nu...
ELBASAN– Gjendjet DVD-të e humbura nga ngjarja e 18 shtatorit në Elbasan ku u përplas automjeti i nëndrejtorit të policisë Gjergji Oshafit dhe një oficeri tjetë...
TIRANË– Krydemokrati Lulzim Basha i ka dhënë dorën vajzës së Azem Hajdarit, Rudinës, e cila së fundmi ka dalë kundër tij.Deputetja e PD-së, Hajdari ka krit...
TIRANË- Dosja.al zbardh dëshminë e Eldin Dergjini, 34 vjeçari i cili është aksidentuar dje tek “Shqiponja”. Dergjini ka thënë se është goditur nga n...