Bota

OKB: Pesë milionë fëmijë në mbarë botën vdesin para ditëlindjes së pestë

Tragjikisht, shumë nga këto vdekje mund të ishin parandaluar me akses të barabartë dhe kujdes shëndetësor cilësor të nënës, të porsalindurit, fëmijëve dhe adoleshentëve.

10 Janar 2023, 22:47 Nga I.A
OKB: Pesë milionë fëmijë në mbarë botën
Foto Ilustruese

SHBA- Rreth 5 milionë fëmijë vdiqën para ditëlindjes së tyre të pestë dhe 2.1 milionë fëmijë dhe të rinj të moshës 5-24 vjeç humbën jetën në vitin 2021, sipas vlerësimeve më të fundit të publikuara nga Grupi Ndër-agjencior i Kombeve të Bashkuara për Vlerësimin e Vdekshmërisë së Fëmijëve (UN IGME). Në një raport të veçantë të publikuar sot, grupi zbuloi se 1.9 milionë foshnja lindën të vdekura gjatë së njëjtës periudhë. Tragjikisht, shumë nga këto vdekje mund të ishin parandaluar me akses të barabartë dhe kujdes shëndetësor cilësor të nënës, të porsalindurit, fëmijëve dhe adoleshentëve.

"Çdo ditë, shumë prindër po përballen me traumën e humbjes së fëmijëve të tyre, ndonjëherë edhe para frymëmarrjes së tyre të parë," tha Vidhya Ganesh, Drejtoreshë e UNICEF-it e Divizionit të Analitikës, Planifikimit dhe Monitorimit të të Dhënave.

“Tragjedi e tillë e përhapur dhe e parandalueshme nuk duhet pranuar kurrë si e pashmangshme. Përparimi është i mundur me vullnet më të fortë politik dhe investime të synuara në aksesin e barabartë në kujdesin shëndetësor parësor për çdo grua dhe fëmijë.”

Raportet tregojnë disa rezultate pozitive me një rrezik më të ulët të vdekjes në të gjitha moshat në nivel global që nga viti 2000. Shkalla globale e vdekshmërisë nën 5 vjeç ra me 50% që nga fillimi i shekullit, ndërsa shkalla e vdekshmërisë në fëmijët më të rritur dhe të rinjtë ra me 36%. dhe shkalla e lindjes së vdekur është ulur me 35%. Kjo mund t'i atribuohet më shumë investimeve në forcimin e sistemeve shëndetësore parësore në dobi të grave, fëmijëve dhe të rinjve.

okb

Sondazh

Poll