Bota

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takohet me Escobar: Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë

Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak shkruan se mezi po presin që të vazhdojnë bashkëpunimin në vitin 2023 për dialogun Kosovë-Serbi.

10 Janar 2023, 21:30 Nga I.A
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak takohet me Escobar: Mezi presim të
Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak

SHBA- I dërguari i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë- Serbi, Miroslav Lajçak është takuar sot me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar për hapat e dialogut Kosovë-Serbi. Me anë të një postimi në Twitter, Lajçak shkruan se mezi po presin që të vazhdojnë bashkëpunimin në vitin 2023 për dialogun Kosovë-Serbi.

Postimi i Plotë:

Harta e hapave të ardhshëm në Dialog me kolegun dhe mikun tim Gabriel Escobar. Mezi presim të vazhdojmë bashkëpunimin tonë shumë të ngushtë në vitin 2023.

miroslav lajçak gabriel escobar

Sondazh

Poll