Art&Argëtim

Vuan apo jo nga tumori? Luiz Ejlli hedh poshtë deklaratën që bëri lëmsh vendin: Ishte për një shok! Arbana e nis drejt spitalit

Ata u panë të përlotur dhe e konsideruan diçka shumë të ulët e të turpshme duke marrë parasysh faktin që mund ta kishte bërë vetëm për lojë.

10 Janar 2023, 22:35 Nga F.M
Vuan apo jo nga tumori? Luiz Ejlli hedh poshtë deklaratën që
Luiz Ejlli

TIRANË- Historia e Big Brother VIP ka marrë një tjetër kthesë sot, kur një nga banorët, këngëtari Luiz Ejlli ka hedhur poshtë deklaratën sevuan nga një sëmundje e rëndë.

"Unë këtë histori e kam ndarë me Kiarën sepse është i vetmi njeri që e besoj dhe e di që çfarëdo që të them këshilla e saj është më e mira për mua dhe për të mirën tonë. E ndjej shumë afër. Nuk ka lidhje me mua kjo. Kjo nuk është historia ime dhe nuk jam i sëmurë me tumor. Është historia e një shoku. Vjen një moment që… njeriu duhet të flasë edhe për gjëra që janë jashtë. Nuk e di pse doli në vetë të parë ajo. Unë jam këtu për të ndihmuar atë aq sa kam mundësi sepse nuk i ka mundësitë ekonomike, ai ka qenë i vetmi që më ka mbështetur dhe e di që më shikon çdo second,”- tha Luizi, pork jo gjë tronditi të gjithë banorët.

Ata u panë të përlotur dhe e konsideruan diçka shumë të ulët e të turpshme duke marrë parasysh faktin që mund ta kishte bërë vetëm për lojë.

 “Unë e kam vuajtur vetë në shtëpi këtë gjë,”- tha Kejvina, e cila shpërtheu në lot.

Nëse Luizi e ka bërë këtë nuk kam asnjë respekt,”- u shpreh Kristi.

Të bëjë teste psikologjie,”- tha Mikela.

Por, Luizi sërish nuk po mbante një version. Ai nisi të ketë dyzime, teksa shtoi se ka pasur të njëjtat simptoma si shoku i tij, ndaj dhe kishte bërë testet dhe ishte frikësuar. Duke parë polemikat e shumta, prezantuesja Arbana Osmani mori vendimin që ta niste Luizin për në spital. ai do tu nënshktrohet ekzaminimeve për tu dhënë fund dilemave.

Pjesë nga biseda tjetër:

Luiz Ejlli: Kam filluar të kem të njëjta simptoma të njëjta si shoku im dhe prandaj e tregova historinë kështu. Dhe ndaj bëra testet. Nuk e dija që do bëhej kaq e madhe.

Arbana Osmani: Si quhet shoku yt?

Luiz Ejlli: Nuk e them dot në publik!

Arbana Osmani: Ti nuk vuan nga një sëmundje e pashërueshme? Duhet të flasim qartë! Vuan apo jo nga një sëmundje e pashërueshme? Unë drejtoj një program që nga sot hap një llogari për ty dhe të dërgon që sot aty ku ti ke nevojë për kurim, por më thuaj nëse të duhet?

Luiz Ejlli: Unë nuk kërkoj që të mëshirohem, e fillova me buzëqeshje këtë spektakël, nuk doja të thoja këtë gjë.

Arbana Osmani: Ti sapo the që nuk je i sëmurë?

Luiz Ejllii: Unë nuk dua të dukem si viktimë!

Arbana Osmani: Ti bën këtë rrëfim në televizion kombëtar, në vetë të parë! Unë të pyes se pse vendose ta bësh, më the që është historia e një shoku. Ajo që unë pastaj të them, duke lënë të nënkuptuar se ky mund të jesh ti, unë po të them hajde të sqarohemi për të gjithë ata që duam.

Luiz Ejlli: Unë kam dashur ta flas këtë me Kiarën se kisha frikë se mudn të kisha të njëjtën gjë si shoku im.

Arbana Osmani: Po të pret një makinë tani nëse do të shkosh në spital të bësh cdo kontroll dhe të jesh i qetë dhe pastaj të kthehesh në lojë!

Luiz Ejlli: Unë i kam bërë të gjitha analizat, po të kisha pas një gjë do dilte, unë ndihem mirë. Tani kjo gjëja po bëhet e madhe!

Arbana Osmani: Këtë e ke rrëfyer ti! Tani dil sepse të pret një makinë, do të shkosh në spital dhe do të sqarohet gjithçka.

luiz ejlli big brother vip

Sondazh

Poll