Art&Argëtim

Kejvina Kthella në ‘Big Brother’, drejtësia i skanon pasurinë! Vijojnë procedurat për sekuestron e ‘Audi’-t që i dha Redjan Rraja

Sot në orën 10:00 është zhvilluar seanca për kërkesën e SPAK për sekuestron e automjetit me ngjyrë gri të tipit Audi A8, i cili rezulton në zotërim të Redjan Rrajës

10 Janar 2023, 20:53 Nga F.M
Kejvina Kthella në ‘Big Brother’, drejtësia i skanon
Kejvina Kthella

TIRANË- Ndërkohë që ish-velina Kejvina Kthella shijon aventurën e saj në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) vijon me procedurat për sekuestrimin e makinës që përdorte ajo.

Në një njoftm që po qarkullon sot në media, bëhet me dije se në orën 10:00 është zhvilluar seanca për kërkesën e SPAK për sekuestron e automjetit me ngjyrë gri të tipit Audi A8, i cili rezulton në zotërim të Redjan Rrajës, i arrestuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj, ngjarje ku mbeti i vrarë shoferi i këtij të fundit, Andi Maloku.

Deri më tani nuk ka informacione në lidhje me zhvillimin e seancës gjyqësore. Kejvina Kthjella ka qenë për një kohë të gjatë në qendër të mediave Redjan Rrajën, kryesisht në momentin që ky i fundit ra në pranga për atentatin ndaj Ndojit dhe ish-velina u thirr në Prokurori për tu marrë në pyetje. Prokuroria nisi hetimin e pasurisë së Rrajës dhe mes aseteve ishte dhe mjeti që përdorte Kejvina.

 “Kërkohet sekuestrim i automjetit me ngjyrë gri të tipit Audi A8, sekuestruar shtetases K. K. por që është në zotërim të tërthortë të shtetasit R. Rraja.”, thuhej në njoftimin e prokurorisë.

kejvina kthella

Sondazh

Poll