Bota

Nxënësi vret mësuesin me thikë në Gjermani

Ai sapo kishte mbaruar orën e mësimit dhe po kontrollonte disa teste, kur iu ngul thika nga nxënësi.

10 Janar 2023, 21:00 Nga F.M
Nxënësi vret mësuesin me thikë në Gjermani
Gjermani

GJERMANI- Një 17-vjeçar ka vrarë mësuesin e tij me thikë. Ngjarja e rëndë mësohet të ketë ndodhur në Gjermani, në ambientet e një shkolle profesionale në Münsterland.

Sipas raportimeve, mësuesi ka qenë i vetëm në klasë në momentin që 17-vjeçari është futur brenda në klasë dhe e ka sulmuar. Ai sapo kishte mbaruar orën e mësimit dhe po kontrollonte disa teste, kur iu ngul thika nga nxënësi.

Ka qenë vetë adoleshenti ai që ka marrë policinë në telefon pas ngjarjes, por mbetet i paqartë shkaku i sulmit.

vrasje ne gjermani

Sondazh

Poll