Bota

Refuzuan ftesën e Ramës për mbledhje në Tiranë, Kreu i Partisë Lëvizja Besa zbulon ARSYET

Liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut do të ulen në një tryezë në Tiranë. Takimi pritet të mbahet të martën në mbrëmje, ndërsa tema ende nuk është zbuluar. Takimi i kryeministrit Edi Rama vjen në një moment kyç për Maqedoninë e Veriut, pasi në Parlament duhet të votohen ndryshimet kushtetuese. Sigurimi i votave për ndryshimet kushtetuese pritet të jetë sfida e këtij viti për qeverinë e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që të mund të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare me BE-në.

9 Janar 2023, 21:50 Nga F.M
Refuzuan ftesën e Ramës për mbledhje në Tiranë, Kreu i
Bilal Kasami

MAQEDONI E VERIUT- Bilal Kasami, kreu i Lëvizjes Besa në Maqedoninë e Veriut, ka folur në lidhje me refuzimin e ftesës së kryeministrit Edi Rama, për mbledhjen e të gjithë krerëve të partive maqedonase. Nw njw lidhje me Skype në “Zona Zero”, ai u shpreh se janë disa arsye që kanë sjellë këtë vendim. Sipas Kasamit, qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë shumë të lodhur nga pushteti 20-vjeçar i BDI-së dhe se ky takim vlerwsohet si një tentim të shpëtojë edhe njëherë Aliahmeti dhe BDI.

"Qytetarët e Maqedonisë së Veriut janë shumë të lodhur nga pushteti 20-vjeçar i BDI-së. Ata e vlerësojnë këtë takim si një tentim të shpëtojë edhe njëherë Aliahmeti dhe BDI. Ne vlerësojmë se moment nuk është i përshtatshëm për shqiptarët e Maqedonisë, edhe nga shkaku se në një takim tjetër, të po këtij formati në Tiranë, i cili për hir të vërtetës nuk duhet të jetë i hapur për publikun, pasi ajo fotografi bëri jehonë shumë të madhe këtu dhe platforma nuk u jetësua kurrë edhe nga shkaku i rezistencës, që pati nga bashkëqytetarët tanë maqedonas. Pati edhe reagime nga partitë maqedonase, sepse u interpretua si një deklaratë të Tiranës, që nuk është në interes të Maqedonisë së Veriut apo në dëm të qytetarëve maqedonas. Solli reagime edhe nga ndërkombëtarët, miqtë tanë, siç janë SHBA apo shtete europiane, dhe u interpretua në momente të caktuar si ndërhyrje e Tiranës zyrtare në politikën e brendshme maqedonase. Ne menduam se kjo thirrje për mbledhje nuk duhet të ishte e hapur për opinionin”, u shpreh Kasami.  

Liderët e partive politike shqiptare të Maqedonisë së Veriut do të ulen në një tryezë në Tiranë. Takimi pritet të mbahet të martën në mbrëmje, ndërsa tema ende nuk është zbuluar. Takimi i kryeministrit Edi Rama vjen në një moment kyç për Maqedoninë e Veriut, pasi në Parlament duhet të votohen ndryshimet kushtetuese. Sigurimi i votave për ndryshimet kushtetuese pritet të jetë sfida e këtij viti për qeverinë e Maqedonisë së Veriut, në mënyrë që të mund të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare me BE-në.

bilal kasami edi rama

Sondazh

Poll