Bota

“Dy muajt e ardhshëm janë kritikë”, Kurti thirrje qytetarëve: Kurseni energjinë, shfrytëzoni mënyra të tjera për tu ngrohur

Për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, si dhe për të kursyer buxhetin familjarë dhe të shteitit, Kurti thotë se qytetarët duhet të vazhdojnë edhe më tej, ta kursejnë energjinë.

9 Janar 2023, 20:41 Nga I.A

“Dy muajt e ardhshëm janë kritikë”, Kurti thirrje

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka bërë thirrje për kursimin e energjisë elektrike. Në një videomesazh ka thënë se dy muajt e këtij viti janë kritikë në përballje me krizën energjetik. Për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, si dhe për të kursyer buxhetin familjarë dhe të shteitit, Kurti thotë se qytetarët duhet të vazhdojnë edhe më tej, ta kursejnë energjinë.

Ai ka shtuar se për t’i ndihmuar familjet në Kosovë për energjinë elektrike, kanë ndarë mbi 95 milionë euro. Qeveria edhe më herët ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të kursejnë energjinë elektrike, sidomos gjatë muajve të dimrit, në mënyrë që niveli i reduktimeve të energjisë të ulet. Sipas tyre, marrë parasysh që Kosova gjendet në rrjetin e përbashkët energjetik evropian, i cili po vuan nga kriza ekstreme energjetike, si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës, situata energjetike në të cilën mund të gjendet vendi gjatë muajve të dimrit, mbetet e paqartë dhe e pasigurt.

“Të dashur qytetarë, për të ju ndihmuar në përballje me krizën energjetike kemi ndarë mbi 95 milionë euro. Qe nga muaji shkurt kemi subvencionuar faturat e energjisë elektrike për të gjithë juve. Kemi paguar mbi 52 milionë euro për familje dhe mbi 37 milionë euro për biznese, për faturat e periudhës shkurt-dhjetor 2022. Që nga muaji shtator kemi dhënë subvencion shtesë për mbi 200 mijë familje që kanë kursyer energjinë dhe që nga tetori kemi subvencionuar blerjen e pajisjeve efiçiente për ngrohje për mbi 8 mijë familje. Dua t’ju rikujtoj që dy muajt që kemi para nesh janë kritik në përballje me krizën energjetike. Prandaj për të vazhduar furnizimin e rregullt dhe me çmime të përballueshme, për të kursyer buxhetin tuaj e të Republikës së Kosovës, u bëj thirrje dhe inkurajoj që ta vazhdoni e ta intensifikoni kursimin e energjisë”, ka theksuar Kurti..

albin kurti

Sondazh

Poll