Bota

Protestat e dhunshme në Brazil/ Plagosen 46 persona, 6 prej tyre në gjendje kritike

Protesta erdhi rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor.

9 Janar 2023, 14:24 Nga a.l
Protestat e dhunshme në Brazil/ Plagosen 46 persona, 6 prej tyre në
Brazil

BRAZIL- Protestat e dhunshme në Brazil kanë shkaktuar 46 persona të plagosur, të cilët ndodheshin në ndërtesat qeveritare në momentin që kanë nisur trazirat. Burime nga mediat e huaja bëjnë me dije se gjashtë prej të plagosurve ndodhen në gjendje serioze dhe dy prej tyre i janë nënshtruar operacionit. Informacioni është bërë nga mediat vendase në spitalin e Brazilit. 

Protesta erdhi rreth një javë pas inaugurimit të Lula da Silva, i cili u rikthye në pushtet pas një ndërprerjeje 12-vjeçare që përfundoi kur ai mundi Bolsonaron në balotazhin e zgjedhjeve në tetor. Gjykatësi i Gjykatës së Lartë braziliane, Alexandre de Moraes urdhëroi ushtrinë të çmontojë të gjitha kampet e mbështetësve të Bolsonaro në të gjithë vendin brenda 24 orëve dhe i bëri thirrje policisë që të arrestojë çdo protestues ende në rrugë, sipas një urdhri të gjykatës. I ashpër ka qenë komenti i parë i presidentit Luiz Inacio Lula da Silva, i cili në një ndërhyrje televizive drejtuar kombit denoncoi “fanatikët fashistë”, duke u shprehur se “të gjithë përgjegjësit e akteve terroriste do të identifikohen dhe ndëshkohen”./ Dosja.al

 

trazira ne brazil

Sondazh

Poll