Art&Argëtim

Zbulohet skandali i Prince Harry/ The Sun: Kaloi natën me një vajzë 8 vite më të re dhe e kërcënoi të 'kyçte' gojën

Princi më vonë kërkoi që vajza të nënshkruante një marrëveshje moszbulimi në një përpjekje për ta parandaluar atë të fliste hapur për takimin e tyre.

8 Janar 2023, 16:18 Nga a.l
Zbulohet skandali i Prince Harry/ The Sun: Kaloi natën me një
Prince Harry

BRITANI- Dokumentari 'Spare' ka nxjerrë në pah një sërë situatash aspak të hijshme për një familje mbretërore por prapaskenat dhe kapriçot e Prince Harry në rininë e tij duket se po thellojnë më tepër skandalet në familjen e famshme. Presitgjozja britanike 'The Sun' ka zbuluar së fundmi një episod të së kaluarës së Princit Harry, kur ky i fundit kishte vepruar në mënyrë jo të hijshme gjatë një fundjave në një resort për ski.

Një ish-mik i Dukës së Sussex-it e akuzoi atë për mungesë respekti ndaj femrave pasi Princi, në atë kohë 27-vjeçar kishte kaluar natën me një vajzë britanike 8 vite më të re se ai. Dhe ata zbuluan se si Princi më vonë kërkoi që vajza të nënshkruante një marrëveshje moszbulimi në një përpjekje për ta parandaluar atë të fliste hapur për takimin e tyre.

Incidenti ndodhi kur Harry vizitoi një degë të klubit të natës të mikut Guy Pelly në Verbier, në Alpet zvicerane. Harry, i cili ishte beqar në atë kohë, kishte udhëtuar në resort me shokët e pjesës së sipërme mes të cilëve ishte edhe Pelly dhe Tom Inskip./ Dosja.al

prince harry spare

Sondazh

Poll