Art&Argëtim

Kaluan pushimet të ndarë, Kylie Jenner dhe Travis Scott i japin sërish fund lidhjes së tyre

Kylie mori vajzën e tyre 4-vjeçare Stormi dhe udhëtoi në Aspen për të festuar Vitin e Ri, së bashku me miqtë e saj të ngushtë Stassie Karanikolaou, Justin dhe Hailey Bieber.

8 Janar 2023, 08:33 Nga A.B
Kaluan pushimet të ndarë, Kylie Jenner dhe Travis Scott i japin
Travis dhe Kylie

SHBA- Travis Scott dhe Kylie Jenner janë ndarë sërish. Kylie mori vajzën e tyre 4-vjeçare Stormi dhe udhëtoi në Aspen për të festuar Vitin e Ri, së bashku me miqtë e saj të ngushtë Stassie Karanikolaou, Justin dhe Hailey Bieber.

“Kylie dhe Travis janë ndarë sërish, ata duhej të kalonin pushimet së bashku, por ajo shkoi në Aspen me familjen dhe miqtë e saj”, tha një burim për US Weekly. “Kjo ka ndodhur shumë herë më parë, ata u ndanë, por gjithmonë mbeten miq dhe bashkëprindërojnë.”

Trav dhe Kylie kanë gjithashtu një djalë, i cili lindi në shkurt të vitit 2022 dhe fillimisht e quajtën Wolf. Megjithatë, Kylie zbuloi se ajo e ndryshoi emrin e të porsalindurit por nuk ia zbuloi.

Çifti thuhet se e rindezën romancën e tyre në maj të vitit 2021, mes thashethemeve se ata janë në një lidhje të hapur, të cilat Kylie i mohoi.

kylie jenner travis scott

Sondazh

Poll