Bota

Albin Kurti: A mund të lidhet Kosova me serbët e saj etnikë? Flet në Al Jazeera: Ideja e korrigjimit të kufijve s'ka vdekur, s’ka Asociacion

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në intervistën e dhënë për Al Jazeera është pyetur edhe nëse i ka dhënë Serbisë ndonjë garanci për mos-arrestim të serbëve apo për të mos çuar forca në veri të Republikës së Kosovës.

7 Janar 2023, 16:33 Nga k.m.
Albin Kurti: A mund të lidhet Kosova me serbët e saj etnikë? Flet
Albin Kurti

PRISHTINË- Kryeministri i Kosovës foli për tensionet e fundit etnike. Ndërsa viti 2022 po i afrohej fundit, Ballkani ishte sërish në prag të konfliktit etnik. Tensionet ishin krijuar në korrik në veri të Kosovës dhe situata u përshkallëzua edhe më tej në dhjetor pasi protestuesit etnikë serbë bllokuan rrugët dhe prenë pikat kufitare me Serbinë.

Pas javësh trazirash, tensionet janë zbutur. Por sa e brishtë është kjo ndjenjë qetësie? Dhe si do t'i trajtojë Kosova ndarjet e saj të thella etnike?

Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, në intervistën e dhënë për Al Jazeera është pyetur edhe nëse i ka dhënë Serbisë ndonjë garanci për mos-arrestim të serbëve apo për të mos çuar forca në veri të Republikës së Kosovës. Në intervistën 26 minutëshe, Kurti është pyetur, ndër të tjera, edhe për çështjen e Asociacionit dhe të krizës në veri me barrikadat, duke shtuar se ajo ende nuk ka përfunduar. Ndërsa për Asociacionin me Komunave me shumcië serbe, Kurti tha se nuk mund të ketë insitucione një etnike në Kosovë.

PJESË NGA INTERVISTA:

Barrikadat janë hequr, doagant janë hapur, a mbaroi kriza, apo thjesht ka ngrirë?

Albin Kurti: Kriza nuk ka mbaruar, sepse Kosova dhe Serbia kanë marrëdhënie anormale, duhet marrëveshje me negociatorë. Na duhet njohje reciproke. Në veri ka banda kriminale që kanë vendosur barrikada. Në anën tjetër, kriza nuk ka përfunduar sepse strukturat ilegale të Serbisë që janë aty që nga vitit 1999, së fundmi janë shndërruar në banda kriminale, që kanë ngritur 16 barrikada në mesin e dhjetorit. Agresiviteti i tyre është tregues i frikës. Ata e dinë që sundimi i ligjit në Republikën tonë është më e fortë se çdo herë. Dhe prandaj, nga frika ata i kanë vendosur barrikadat dhe nga frika i hoqën ato.

A është qeveria juaj e aftë për të garanduar sigurinë në Kosovë?

Albin Kurti: Po, jemi qeveri demokratike, jemi pro-europiane, pro-amerikane. Ishte KFOR, ai që kërkoi nga ne kohë që t'i hiqnin ata barrikadat. Në fund ishin njerëz me maska dhe të armatosur, që hoqën barrikadat. E vetmja garanci që jap për Veriun është zbatimi i ligjit. Nuk u jap garanci krimelëve dhe të black-listuar nga SHBA. Unë s’iu japë premtime dhe garanci kriminelëve që kanë urdhër arrest apo që janë në listë të zezë të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe. Sigurisht që jo. Unë s’mund të garantoj diçka që është jashtë apo kundër ligjit dhe Kushtetutës së Kosovës.

Madje, Kurti ka përmendur edhe Pakon e Ahtisarit, një plan ndërkombëtar, të cilën dikur ai dhe LVV-ja e kundërshtonte.

“Një nga këto marrëveshjet nuk e ka kaluar testin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Beogradi veçanërisht insiston në këtë marrëveshje. Në Kosovë ne nuk mund të kemi një asociacion ose çfarëdo institucioni ose organizate të bazuar vetëm në një etni. Sipas propozimit të Ahtisarit për stautsin e Kosovës para 15 viteve, Kosova duhet të ketë një shoqëri dhe institucion të llojit multietnik. Prandaj, një asociacion multietnik nuk më të kalojë testin e Gjykatës tonë Kushtetuese.”

Korrigjimi i kufijve...

Albin Kurti: Unë jam shumë i sigurt që presidenti i Serbisë është nostaligjk për ato kohë. Që do të thotë se projekti politik i shkëmbimit të territoreve ka dështuar. Por përsëri, ideja s’ka vdekur. Por nostalgjia s’është një ndjenjë me të cilën mund të bëjmë progres. Shkëmbimi i territoreve s’do të ndodh, shkëmbimi i territoreve është formulë për luftë”, theksoi Kurti. Kurrë s’mund të kesh kufij perfekt etnik. Gjithmonë do të ketë njerëz që do të mendojnë se janë në anën e gabuar. Çfarë kemi nevojë është Republika që kanë raporte normale dhe demokraci me to. Demokracitë s’e luftojnë njëra-tjetrën. Tensionet që i kemi me Serbinë janë sepse ne jemi vend demokratik dhe Serbia është regjim autokratik me lidhje të afërta me Kremlinin.

albin kurti

Sondazh

Poll