Bota

Aksident i tmerrshëm në Turqi, përmbyset autobusi, humbin jetën 5 persona mes tyre dhe 1 foshnje

 Nga aksidenti humbën jetën 5 persona, mes tyre 1 foshnjë, ndërsa 23 të tjerë u plagosën. 

7 Janar 2023, 10:30 Nga I.A
Aksident i tmerrshëm në Turqi, përmbyset autobusi, humbin
Foto nga aksidenti

TURQI- Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Turqi. Haberler shkruan se autobusi ndërqytetës që doli jashtë kontrollit në Dijarbakır është përmbysur. Nga aksidenti humbën jetën 5 persona, mes tyre 1 foshnjë, ndërsa 23 të tjerë u plagosën. 

Ndërkohë që drejtuesi i mjetit dhe ndihmësi janë vënë në pranga, në lidhje me aksidentin kanë nisur hetimet. Pas njoftimit, në vendngjarje janë nisur shumë ambulanca, zjarrfikëse dhe forca të rendit. 

aksident ne turqi

Sondazh

Poll