Bota

Vrasja e Visart Cengu në Prizren, pas 'Kobrës' arrestohet dhe një tjetër person i përfshirë në ngjarje

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

7 Janar 2023, 09:51 Nga I.A

Vrasja e Visart Cengu në Prizren, pas 'Kobrës' arrestohet

KOSOVË- Arrestohet dhe një person i dyshuar, nga vrasja e rëndë e cila ndodhi mëngjesin e së martës në Prizren, pas një përleshje të nisur në lokalin e natës “Kobra City”, ku nga të shtënat me armë zjarri një person mbeti i vrarë, kurse një tjetër është plagosur, të dy banorë të Kukësit. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në paraburgim.

“Vrasje e rëndë. Rr. Tahir Sinan, Prizren 03.01.2023 – 04:00. Lidhur me rastin, është arrestuar edhe një i dyshuar mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Dibran Hoxhaj, i njohur si 'Kobra' akuzohet për veprën penale “vrasje e rëndë”, ndërsa të ndaluarit e tjerë për “pjesëmarrje në rrahje”. Dibran Hoxhaj është përleshur me tre të rinjtë nga Kukësi, dy prej tyre të identifikuar si Visar Cengu dhe Rufgen Shehu. Sherri ka nisur pasi të rinjtë nuk kanë pranuar që të paguanin faturën prej 400 eurosh që kishin konsumuar në lokalin e Dibran Hoxhajt. Pas përleshjes fizike, Hoxhaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar ndaj klientëve. Si pasojë e të shtënave, Cengu ka mbetur i vrarë dhe shoku i tij është plagosur. Ai nuk është një emër i panjohur për drejtësinë pasi ka qenë i dënuar më parë për trafik droge dhe përleshje fizike.

vrasje ne prizren dibran hoxhaj visart cengu

Sondazh

Poll