Art&Argëtim

"Mos më thuaj ik mua moj"/ Efi dhe Kejvina 'përplasen' për cigaret: Mos bëj si gomar!

Por modelja i kërkoi që ta linte të qetë që të shijonte motin e mirë jashtë në oborr. 

3 Janar 2023, 17:43 Nga k.m.
"Mos më thuaj ik mua moj"/ Efi dhe Kejvina
Pamje nga sherri

TIRANË- Efi Dhedhes dhe Kejvina Kthella janë zënë me njëra-tjetrën për cigaret. E gjitha nisi kur Efi u ngrit nga gjumi dhe kuptoi se modelja i kishte konsumuar cigaret e fituara dje, e shkoi për t'i kërkuar llogari. Por modelja i kërkoi që ta linte të qetë që të shijonte motin e mirë jashtë në oborr. 

PJESË NGA DEBATI: 

Efi: Kejvina na i ke pirë të gjitha cigaret
Kejvina: Po ik mi ti...se kur ti piva. Pije një tek Dea mi. Merri të tjerat tek Olta. Po ça të bëj unë?
Efi: Mendo dhe për të tjerët atë bëj
Kejvina: Po ik o Efi na lër rehat
Efi: Mos më thua ik moj. Mos më thuaj ik. Mos ma thuaj më fjalën ik.
Kejvina: Dua ti pi dhe do i pi sa herë të dua. Kur të dua unë dhe do të bëj ç'të dua unë. Më lër rehat tani se po shijoj diellin.
Efi: Mirë bëj si gomar tani. Ke një karakter shumë të bukur.

big brother 2 kejvina kthella efi dhedhes

Sondazh

Poll