Aktualitet

Detaje nga plagosja në Lezhë/ Autori plagosi 37-vjeçarin pas sherrit për një karikues telefoni (FOTO+EMRAT)

11 Shtator 2019, 06:15 Nga DOSJA
Detaje nga plagosja në Lezhë/ Autori plagosi 37-vjeçarin pas

Lezhë- Detaje të reja kanë dalë nga plagosja me armë zjarri e 37-vjeçarit Ardian Kola në Lezhë. Mësohet se autori është Aleksandër Dedgjonaj, i cili ka plagosur me dy plumba në këmbë 37-vjeçarin pas një sherri për bizneset e tyre.

Dosja.al mëson se autori dhe i plagosuri kanë bizneset pranë njëri-tjetrit në qytetin e Lezhës. Ardian Kola ka një biznes që jep makina me qira, ndërsa Dedgjonaj ka një dyqan celularësh. Konflikti mësohet se ka lindur për një karikues celulari.  Kola shkoi në dyqanin e Dedgjonaj dhe bleu një karikues telefoni por ai nuk i punoi.

 

 

Më pas 37-vjeçari u rikthye sërish në lokal dhe i kërkoi llogari Dedgjonaj. Këtu nisi edhe sherri. Fillimisht ata janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin dhe më pas Dedgjonaj ka qëlluar me armë.

Kola po trajtohet në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori është  në kërkim nga Policia.

J.V/Dosja.al 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet aleksandër dedgjonaj plagoset ardian kola plagosje ne lezhe aleksandër dedgjonaj plagoset ardian kola plagosje ne lezhe

Sondazh

Poll