Politike

“Rama lepur, Basha jovertebror, Meta ari”, Berisha krahason politikanët me kafshët: Unë jam shqiponjë

Berisha e ka cilësuar Bashën dhe Veliajn jovertebrorë.

31 Dhjetor 2022, 23:45 Nga A.B
“Rama lepur, Basha jovertebror, Meta ari”, Berisha krahason
Sali Berisha

TIRANE- Një intervistë plot humor ka dhënë kryetari i PD-së Sali Berisha në TV Klan, përballë humoristit Albano Bogdo, i njohur në rol si gazetari Gilbert Fevziu. Ndër të tjera, ndërsa është pyetur të krahasojë me kafshët disa nga politikanët shqiptarë, Berisha e ka cilësuar Bashën dhe Veliajn jovertebrorë.

Ndërsa kreun e Partisë së Lirisë Ilir Metën e ka krahasuar me ariun, kryeministrin Rama me veshgjatin kurse për veten e tij, tha: “Andej nga kam origjinën, me shqiponjën.

sali berisha

Sondazh

Poll