Politike

Këlliçi kalon ditën e fundit të vitit pranë familjes së Ardit Gjoklajt: Ju kam dhënë fjalën që do ketë drejtësi

Deputeti i PD-së thotë se u ka dhënë fjalën që një ditë do të bëjë drejtësi për 16-vjeçarin e ndjerë.

31 Dhjetor 2022, 11:46 Nga F.M
Këlliçi kalon ditën e fundit të vitit pranë familjes
Belind Këlliçi dhe familja Gjoklaj

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht kandidati i Opozitës për zgjedhjet lokale të 14 majit, Belind Këlliçi, ka zgjedhur ta kalojë ditë ne fundit të këtij vitit në familjen e adoleshentit Ardit Gjoklaj, që vdiq në landfillin e Sharrës në vitin 2016. Në një postim në rrjetet sociale, Këlliçi ka publikuar një foto ku shihet krah anëtarëve të familjes së Gjoklajt.

Deputeti i PD-së thotë se u ka dhënë fjalën që një ditë do të bëjë drejtësi për 16-vjeçarin e ndjerë.

 “Në ditën e fundit të vitit një vizitë në familjen Gjoklaj. Në kujtim të Arditit që pak i jetoi kësaj bote. Ju që keni togën e zezë, bëni drejtësi për shpirtin e tij, për prindërit e tij të brengosur! Një premtim më ka dalë nga zemra. Ia kam thënë prindërve dhe familjes së tij. Ajo që është nisur për t'u bërë, do të bëhet! E kam dhënë fjalën,”- shkruan Këlliçi.

belind kellici

Sondazh

Poll