Bota

Lamtumirë skontove! Nafta në Itali shitet më lirë se në Shqipëri, Meloni rikthen akcizën nga janari

Akciza në Itali është 30 centezimi për litër dhe me kthimin e saj, italianët do e paguajnë naftën 1,92 euro rreth 220 lekë për litër.

30 Dhjetor 2022, 22:22 Nga F.M
Lamtumirë skontove! Nafta në Itali shitet më lirë se në
Giorgia Meloni

ITALI- Nafta në Itali ka pësuar një ulje çmimi dhe sot, italianët po e blejnë rreth 100 lekë të vjetra më lirë se shqiptarët. Sot, nafta në Itali shitet me 190 lekë, ndërs në Shqipëri me 199 lekë.

Kjo ka ndodhur pasi Kryeministrja Giorgia Meloni ka vendosur të heqë aksizën e naftës gjatë periudhës që çmimi pësoi një rritje të lartë, duke lehtësuar xhepat e qytetarëve.

Por, nga janari, meloni ka deklaruar se do ta rikthejë akcizën. Akciza në Itali është 30 centezimi për litër dhe me kthimin e saj, italianët do e paguajnë naftën 1,92 euro rreth 220 lekë për litër.

Megjithatë, duhet thënë gjithashtu se çmimet e benzinës dhe të naftës kanë rënë ndjeshëm javët e fundit, falë rënies së çmimeve të naftës dhe derivateve në tregjet ndërkombëtare. Një rënie që do të kompensojë pjesërisht rritjen e ardhshme të akcizës.

giorgia meloni

Sondazh

Poll