Bota

DETAJE/ ‘Karta e të dashuruarit’, Andrew Tate i rekrutonte vajzat në rrjetet sociale, u premtonte martesë, por më pas i prostituonte, e ‘dogji’ amerikania

Karta e ‘djalit të dashuruar’ skadonte kur vajzat mbërrinin në Bukuresht. Aty, ato përballeshin me realitetin, që ishte prostitucioni dhe të dy vëllezërit i detyronin të rejat të bënin video pornografike pa dëshirë.

30 Dhjetor 2022, 21:24 Nga F.M
DETAJE/ ‘Karta e të dashuruarit’, Andrew Tate i rekrutonte
Andrew Tate

RUMANI- Mediat ndërkombëtare kanë zbardhur detaje të tjera në lidhje me arrestimin e Andrw Tate, 36-vjeçarit që u vu në pranga një natë më parë bashkë me të vëllanë e tij, Tristan. Gjykata në Bukuresht ka caktuar sot masën e sigurisë dhe vëllezërit i ka lënë në 30 ditë burg, ndërkohë që hetohen për prostitucion dhe pengmarrje.

Sipas mediave, Tate i rekrutonte gratë në platformat e mediave sociale dhe i joshte ato duke u thënë se ishte dashuruar e do të martohej me to. Por, karta e ‘djalit të dashuruar’ skadonte kur vajzat mbërrinin në Bukuresht. Aty, ato përballeshin me realitetin, që ishte prostitucioni dhe të dy vëllezërit i detyronin të rejat të bënin video pornografike pa dëshirë.

Nga këto video, 2 vëllezërit merrnin fitime marramendëse.

“Abuzimi ishte fizik dhe emocional. Ata nuk u lejuan të dilnin nga shtëpia dhe ata vëzhgoheshin ditë e natë. Ata në thelb mbaheshin nën arrest shtëpiak 24/7 si të burgosur. Atyre iu hoq liria dhe u ndoqën kudo,”- tha një burim gjyqësor rumun për DailyMail.

Dyshja u zbuluan pasi mes vajzave që kishin marr peng dhe mbanin 24 orë të vëzhguara në vilë, ishte dhe një amerikane. E reja arriti të kontaktonte me të dashurin e saj përmes një celulari që gjeti në shtëpi dhe ishte ai personi që dha alarmin në ambasadën amerikane. Ambasada vuri në lëvizje institucionet që bastisën vilën e vëllezërve Tate një natë më parë dhe i vunë të dy në pranga.

andrew tate arrestohet andrew tate tristan tate

Sondazh

Poll