Bota

Hiqen barrikadat në veri të Kosovës, mediat greke: KFOR-i mori sërish kontrollin

Protothema shkruan se me heqjen e barrikadave nga serbët në veri të Kosovës, mjetet ushtarake të KFOR-it nisën patrullimin normalsht në këtë zonë të Kosovës.

30 Dhjetor 2022, 18:10 Nga I.A
Hiqen barrikadat në veri të Kosovës, mediat greke: KFOR-i mori
Veriu i Kosoves

GREQI- Mediat greke i kanë bërë jehojnë heqjes së barrikadave në veri të Kosovës. Protothema shkruan se me heqjen e barrikadave nga serbët në veri të Kosovës, mjetet ushtarake të KFOR-it nisën patrullimin normalsht në këtë zonë të Kosovës. Po ashtu në shkrimin e Protothemës, theksohet fakti se tensionet në veri të Kosovës arritën në prag të nisjes së një konflikti të armatosur në momentin që Serbia vuri në gadishmëri forcat e armatosura.   

Shkrimi i Plotë:

Serbët e veriut të Kosovës i kanë hequr barrikadat nga arteriet qendrore rrugore dhe prej mesditës së sotme kanë filluar të funksionojnë edhe pikat kufitare me Serbinë qendrore “Jarinje” dhe “Birniak” të cilat ishin të mbyllura që nga 10 dhjetori. Me përfundimin e bllokadës së rrugëve, automjetet ushtarake të forcës paqeruajtëse ndërkombëtare, KFOR-it filluan të patrullojnë rregullisht në veri të Kosovës.

Situata është e qetë dhe jeta po i kthehet normalitetit. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një konferencë për media, të premten ka deklaruar se ka marrë garanci nga aktori ndërkombëtar se nuk do të ketë ndjekje penale ndaj atyre që kanë marrë pjesë në bllokadat e rrugëve, si dhe se forcat speciale të policisë do të të tërhiqen nga veriu i Kosovës. Serbët bllokuan rrugët me barrikada në veri të Kosovës më 10 dhjetor për të protestuar kundër arrestimit të ish-policëve të tjerë të akuzuar për terrorizëm.

Kriza arriti në prag të konfliktit të armatosur kur Serbia vuri në gatishmëri forcat e saj të armatosura të hënën, më 26 dhjetor. Dy ditë më vonë pas një ndërhyrjeje të përbashkët të BE-së dhe SHBA-së që garantonte sigurinë e popullatës serbe, serbët e Kosovës në konsultim me Beogradin vendosën t'i japin fund bllokadës së rrugëve dhe të tërheqin barrikadat.

tensionet në veri të kosovës

Sondazh

Poll