Bota

Konfirmohet marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, Putin pret që Xi Jinping të vizitojë Rusinë në pranverë

Megjithëse vendet perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë, Kina është përmbajtur nga dënimi i pushtimit rus të Ukrainës.

30 Dhjetor 2022, 16:24 Nga I.A
Konfirmohet marrëdhëniet e mira mes dy vendeve, Putin pret që Xi
Vladimir Putin dhe Xi Jinping

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin, tha më 30 dhjetor pret që presidenti kinez, Xi Jinping, ta vizitojë Rusinë në pranverën e vitit 2023, në atë që do të ishte shfaqje publike e solidaritetit nga Pekini në mes të luftës së Rusisë në Ukrainë. Megjithëse vendet perëndimore vendosën sanksione ndaj Rusisë, Kina është përmbajtur nga dënimi i pushtimit rus të Ukrainës.

Megjithatë, Pekini deri më tani ka qenë i kujdesshëm për të mos ofruar atë lloj mbështetjeje materiale të drejtpërdrejtë për Moskën, që mund të provokojë sanksione perëdimore kundër Kinës. Në shtator, Putin e ka falënderuar liderin Xi për pozicionin "e balancuar" për Ukrainën, kur të dy u takuan në samitin e Organizatës për Bashkëpunim të Shangait (SCO). Ky ishte takimi i tyre i parë që kur Rusia nisi pushtimin e paprovokuar ndaj Ukrainës, më 24 shkurt.

Marrë nga REL

xi jinping vladimir putin

Sondazh

Poll

Bota 30 Dhjetor 2022, 15:08 a.l

Sindroma e vdekjes së papritur ruse

Rusia RUSI- Nga Elaine Godfrey- The Atlantic  Lista e njerëzve që nuk do të dëshironit të jeni aktualisht: Një manjat r...