Bota

Aksident në Rumani/ Dëshmitë tronditëse: I pashë të gjakosur

Një video-dokumentar, i cili u transmetua nga media televizive "Digi 24" e Rumanisë, megjithatë erdhi për të hedhur më shumë dritë mbi tragjedinë.

24 Dhjetor 2022, 22:47 Nga I.A
Aksident në Rumani/ Dëshmitë tronditëse: I pashë
Aksidenti ne Rumani

RUMANI- Një 53-vjeçar nga Larisa ka mbetur i vdekur nga aksidenti i autobusit i ndodhur dje, të premten, në qendër të Bukureshtit, ku autoritetet rumune po hetojnë për shkakun e aksidentit. Një video-dokumentar, i cili u transmetua nga media televizive "Digi 24" e Rumanisë, megjithatë erdhi për të hedhur më shumë dritë mbi tragjedinë.

 Siç shihet në videon, e cila është regjistruar nga një kamerë e montuar në një makinë që po lëvizte direkt pas autobusit fatal në Bukuresht, pak sekonda para aksidentit, drejtuesi duket fjalë për fjalë ndërroi aksin e qarkullimit në momentin e fundit dhe për pasojë u përplas me shtyllën.

Sipas informacioneve, po hetohet se sistemi GPS është ngatërruar dhe drejtuesi i mjetit ka marrë rrugën e gabuar, duke zgjedhur një rrugë ku nuk kalojnë autobusët, duke bërë që mjeti të përplaset me kufizuesin e lartësisë.  Sipas mediave rumune, drejtuesi i mjetit u testua për përdorim alkooli dhe droge, i cili rezultoi negativ. Duke folur me oficerët për mënyrën se si ndodhi aksidenti, ai raportohet se po ndiqte udhëzimet për itinerarin që mori përmes Google Maps dhe nuk kishte kohë të ndalonte kur pa tabelën.

“Hyra në autobus dhe nxora një burrë. Gruaja e tij, për fat të keq, mbeti pas. Ajo ishte e vetëdijshme, por ishte e bllokuar”, thotë një dëshmitar okular.

aksident ne rumani

Sondazh

Poll