Art&Argëtim

Reagon dirigjenti i Elsa Lilës: Drejtësia duhet të hetojë këtë fatkeqësi. Blenë votimet, sollën publik në sallë

Elsa Lila fitoi çmimin e parë të jurisë, por përfaqësimin në Eurovizion e fitoi Albina dhe familja Kelmendi.

24 Dhjetor 2022, 13:44 Nga k.m.
Reagon dirigjenti i Elsa Lilës: Drejtësia duhet të hetojë
Enrico Melozzi dhe Elsa Lila

TIRANË- Dirigjenti i këngës së Elsa Lilës, Enrico Melozzi është shprehur i revoltuar dhe i trishtuar në rrjetet sociale pasi kënga e Elsa Lilës nuk do përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion dhe ngre pyetje ndaj festivalit të 61 të RTSH-së. Elsa Lila fitoi çmimin e parë të jurisë, por përfaqësimin në Eurovizion e fitoi Albina dhe familja Kelmendi. E duket se kjo gjë ka acaruar Melozzi, i cili edhe pse italian, ka shkruar shqip. 

"A ka mundësi që ky grup të mos paraqitet në prova dhe të zbulohet vetëm në para-gjeneral, madje duke shkaktuar probleme teknike pasi askush nuk dinte për praninë e një grupi vokal dhe nuk ishin siguruar mikrofonat e nevojshëm? A është e mundur që të ketë një bis në skenën e një konkursi sepse publiku duartroket dhe bërtet duke harruar çdo rregull të fairplay? A ka mundësi që dyqani të japë 5 karta telefoni për të hedhur 15 vita kush tregon se ka një biletë për në finale? Injoranca dhe arroganca mbizotëron mbi bukurinë dhe kulturën,”-e përfundon reagimin e tij Melozzi .

Reagon dirigjenti i Elsa Lilës: Drejtësia duhet të hetojë

Këngëtarja Elsa Lila nuk përfaqëson Shqipërinë në Eurovizion, pasi në bazë të rregullave të reja të festivalit, artisti apo grupi i cili merr çmimin e publikut do përfaqësoj Shqipërinë në Eurovizion, ndërsa Elsa Lila ka fituar çminin e parë nga juria. Kompeticioni ndërkombëtar Eurosong do të mbahet në këtë edicion të 67-të në Liverpool, Mbretëri e Bashkuar, pasi fituesit e vitit 2022, Kalush Orchestra nga Ukraina, e kanë të pamundur ta mbajnë ngjarjen muzikore në vendin e tyre, për shkak të Luftës me Rusinë.

elsa lila

Sondazh

Poll