Art&Argëtim

(VIDEO) Tërmet, protezat përtokë, këputje take! Çudirat që u ndodhën “live” moderatorëve shqiptarë

10 Shtator 2019, 07:05 Nga DOSJA
(VIDEO) Tërmet, protezat përtokë, këputje take!

Në televizion, duke qenë në transmetim direkt shpeshherë ka gjëra që nuk kontrollohen dot dhe ndodhin pa marrë parasysh punën kolosale të stafit. Të tilla raste sigurisht që kanë ndodhur edhe në mediat shqiptare.

Shpesh për shkak të të papriturave kanë shpërthyer të qeshurat në studio, ose në raste të tjera ka pasur siklet dhe panik.

Është i paharrueshëm dhe ndoshta një nga të vetmit në Shqipëri rasti i moderatorit të Top Channel,  Florian Agalliu i cili gjatë tërmetit 5.1 ballë në Tiranë ishte në transmetim LIVE. Në atë çast e gjithë studioja u shkund  dhe Flori kur pa enët e kuzhinës tek rrëzoheshin, ndihmoi të ftuarën dhe dolën nga aty. Flori u vlerësua shumë në rrjete sociale për mënyrën si u soll edhe në një rast të tillë të papritur.

Një tjetër rast po në Top channel, është ai i moderatores së pasdites Bieta Sulo e cila teksa po hynte në studio, iu këput taka e këpucës. Në vend se ta fshihte, Bieta reagoi duke qeshur dhe duke e drejtuar takën e këputur drejt kameras me sportivitet.

 

 

I theu kembet shejtani ????? Po ju rrefej qe gjate gjithe kesaj kohe e vetmja gje nga e cila jam ruajtur ka qene ndonje rreshkitje spektakolare ?, por sic dihet, te ndodh nga se pret… taka, qe keputet ? #ftesene?? #ngaehenanetepremte #ora?? @topchannelalbania

A post shared by Bieta Sulo (@bietasulo) on


Edhe moderatorja e Ora News, Roza Lati teksa regjistronte në ambient të hapur emisionin “Bukë me Vete”, i janë zbërthyer rrobat e banjës. Me shaka, Roza i ka kërkuar të ftuarve të mbyllin sytë. (min: 48)

Ndërkohë ambientalisti i njohur Sazan Guri, i ftuar në një emision në Scan TV teksa fliste i ka rënë proteza e dhëmbëve. Fatkeqsisht ky moment i sikletshëm ka zgjatur pak duke e bërë të dukshme situatën.

Edhe moderatori i televizionit Klan, Aldo, gjatë emisionit të mëngjesit ka pasur një telefonatë të sikletshme ku një grua i kërkonte numrin personal të telefonit për të komunikuar me të. Aldo e ka kaluar si gjithnjë me batuta por ja që kur je LIVE cdo gjë mund të ndodhë.

Marrë nga news31.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz aldo i morning show bieta sulo florian agalliu live momente sikleti roza lati sazan guri aldo i morning show bieta sulo florian agalliu live momente sikleti roza lati sazan guri

Sondazh

Poll