Bota

Atentat ndaj agjentëve rus, dy të plagosur pasi automjeti shpërtheu në Melitopol të pushtuar nga Rusia

Makina shpërtheu në një parking përballë Gorky Park në qendër të Melitopol. Pamjet dhe videot e incidentit tregojnë një shpërthim dhe zjarr në një makinë në një rrugë të qytetit.

23 Dhjetor 2022, 17:25 Nga d.a.
Atentat ndaj agjentëve rus, dy të plagosur pasi automjeti
Lufta ne Ukraine

UKRAINË- Dy persona u plagosën nga një makinë bombë në qytetin Melitopol të pushtuar nga Rusia, sipas një zyrtari lokal. Vladimir Rogov, një anëtar i administratës së rajonit të Zaporizhzhia, i emëruar nga Rusia, e përshkroi incidentin si një akt terrorist.

“Ky është, natyrisht, një sulm terrorist, pas të cilit qëndrojnë militantë të regjimit të Kievit”, tha Rogov për median shtetërore ruse RIA Novosti.

Makina shpërtheu në një parking përballë Gorky Park në qendër të Melitopol. Pamjet dhe videot e incidentit tregojnë një shpërthim dhe zjarr në një makinë në një rrugë të qytetit.

Ivan Fedorov, kryebashkiaku i Melitopolit në mërgim, tha se dëshmitarët okularë raportojnë se makina ishte "e hedhur në erë". Fedorov nuk është aktualisht në qytet.

Identiteti i të plagosurve është i pakonfirmuar, por një bloger i njohur rus në qytet tha se ata ishin anëtarë të Shërbimit të Sigurisë Ruse. Disa zyrtarë të emëruar nga Rusia në Ukrainë janë vrarë ose plagosur në sulme të ngjashme muajt e fundit.

vladimir rogov lufta ukraine-rusi ivan fedorov

Sondazh

Poll