Politike

Rama debat edhe me Bylykbashin, demokrati: SPAK nuk ka këllqe të të hetojë, i themi 'ndiq paranë'

Bylykbashi, i bëri apel SPAK-ut që të ndjekë paranë për të zbuluar ideatorët dhe pronarët e kësaj skeme korruptive, duke iu referuar inceneratorëve.

21 Dhjetor 2022, 21:45 Nga k.m.
Rama debat edhe me Bylykbashin, demokrati: SPAK nuk ka këllqe të
Edi Rama

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykbashi është përplasur në Kuvend me kryeministrin Edi Rama. Pasi Rama e ngacmoi nga vend, Bylykbashi, i bëri apel SPAK-ut që të ndjekë paranë për të zbuluar ideatorët dhe pronarët e kësaj skeme korruptive, duke iu referuar inceneratorëve.

DEBATI NË SALLË:

Oerd Bylykbashi: Kryeministri është njësoj si të tjerët para rregullores, me atë që tha duhet të merren ndëshkimeDo vazhdoj unë tani.

Edi Rama: Mëso shqip.

Oerd Bylykbashi: E ke të zorshme që të merresh me mua për shqipen. Je si tango e gjimnazit, 2 me 1 i mërzitshëm. Kaq mëso të flasësh. Po iu drejtohem të gjithë deputetëve jo vetëm ju. është shumë e vështirë për shqiptarët që të kuptojnë se çdo ndodh. O zonja kryetare ka mundësi që të rivendosësh kohën. Sa më takon mua, mu drejtove dhe po të kthej përgjigje. është e vështirë për çdo shqiptar që të mos e kuptoj se çfarë po ndodh me inceneratorët. Këtu nuk ka nevojë se është shumë e trashë. Që në na duhet që të provojmë kryeministrit prova. SPAK nuk ka këllqe të të hetojë, i themi ndiq paranë. Borselino dhe Falconi e shpikën për mafian, por ne mafian e kemi në qeveri.

oerd bylykbashi edi rama seance plenare 21 dhjetor 2022

Sondazh

Poll