Bota

Zelenskyy mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, e pret Joe dhe Jill Biden 

I veshur me një pulovër kaki, Zelensky pozoi për gazetarët nën diellin e dimrit, i rrethuar nga Jill dhe Joe Biden, të cilët e përqafuan atë.

21 Dhjetor 2022, 20:21 Nga k.m.
Zelenskyy mbërrin në Shtëpinë e Bardhë, e pret Joe dhe
Volodymir Zelenskyy, Joe dhe Jill Biden

SHBA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, ku u prit nga presidenti amerikan Joe Biden. Kjo është vizita e parë e Zelenskyy-t jashtë vendit që kur Rusia pushtoi Ukrainën.

I veshur me një pulovër kaki, Zelensky pozoi për gazetarët nën diellin e dimrit, i rrethuar nga Jill dhe Joe Biden, të cilët e përqafuan atë.

“Populli amerikan qëndron me krenari me popullin ukrainas,”- tha Biden, duke shtuar se SHBA-ja mbështet qëndrimin e Ukrainës për paqe. Dy liderët do të zhvillojnë bisedime private dhe më pas do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.

zelenskyy viziton uashington

Sondazh

Poll