Bota

Aktivistët në Hong Kong, thirrje për presion të SHBA ndaj Kinës

8 Shtator 2019, 15:26 Nga DOSJA
Aktivistët në Hong Kong, thirrje për presion të SHBA ndaj

HONG KONG – Miliona njerëz kanë dalë në rrugët e Hong Kongut gjatë 14 javëve të fundit në sfidën më të madhe për sundimin e Kinës që nga dorëzimi i qytetit nga Britania në vitin 1997.

Një turmë e madhe njerëzish, disa duke valvitur flamurin amerikan, u mblodhën në një park në distriktin komercial të Hong Kongut dhe marshuan pranë konsullatës së Uashingtonit.

Ata i bënë thirrje Shteteve të Bashkuara të bëjnë presion ndaj Pekinit për të përmbushur kërkesat e tyre dhe që Kongresi të miratojë një projekt-ligj të propozuar së fundmi që shpreh mbështetje për protestën.

Protestat filluan nga planet për një projekt-ligj tani të anuluar, për të lejuar ekstradimet në Kinë, që shihet nga kundërshtarët si lëvizja e fundit e Pekinit për të cënuar liritë unike të Hong Kongut.

Por pasi Pekini dhe udhëheqësit e qytetit reaguan ashpër, lëvizja u shndërrua në një fushatë më të gjerë duke kërkuar demokraci më të madhe, përgjegjshmëri të policisë dhe një amnisti për të arrestuarit në protesta.

Marrë nga VOA

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hong kong kine pekin presion kunder shba hong kong kine pekin presion kunder shba

Sondazh

Poll

Bota 8 Shtator 2019, 13:10

Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë të burgosurit

RUSI- Televizioni rus raportoi drejtpërdrejt nga aeroporti Vnukovo në Moskë. Aty mbërritën dy autobusë me të 24 marinarët ukrainas, që qëndronin të burgosur në ...