Bota

VIDEO/ Persona të armatosur me kallashnikovë qëndrojnë pranë barrikadave të ngritura në veri të Kosovës

Videoja e shpërndarë në Twitter nga Istraga B, mund të shihen edhe pakot me shenjat e qendrës “humanitare” ruso-serbe nga Nishi.

18 Dhjetor 2022, 12:00 Nga d.a.
VIDEO/ Persona të armatosur me kallashnikovë qëndrojnë
Persona te armatosur ne veri

KOSOVË- Në një video amatore që po qarkullon në rrjetet sociale, shihen se në barrikadat e vendosura nga serbët në veri të Kosovës, ka persona të armatosur që shihen duke mbajtur kallashnikov në duar.

Videoja e shpërndarë në Twitter nga Istraga B, mund të shihen edhe pakot me shenjat e qendrës “humanitare” ruso-serbe nga Nishi. Nga pamjet e publikuara dallohen qartë persona të armatosur që qëndrojnë pranë një zjarri të ndezur në vendin ku janë vendosur barrikadat.

Madje përmes një telefoni dëgjojnë lajmet në gjuhën serbe, kurse pakot me shenjat nga qendra “humanitare” ruso-serbe nga Nishi janë të palosura njëra mbi tjetrën pranë tyre.

tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll