Bota

Kurti për Der Spiegel: Situata e tensionuar në veri të Kosovës u krijua nga paniku i Beogradit

Kurti deklaroi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion Serbisë që të zgjedhë mes “Perëndimit dhe Rusisë”.

18 Dhjetor 2022, 11:18 Nga d.a.
Kurti për Der Spiegel: Situata e tensionuar në veri të
Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke folur për situatën në veri të vendit u shpreh se ajo u tensionua për shkak të panikut që krijoi Beogradi.

Në një intervistë për Der Spiegel, Kurti deklaroi se Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i bëjnë presion Serbisë që të zgjedhë mes “Perëndimit dhe Rusisë”.

BE dhe SHBA po i bëjnë presion të madh Serbisë të zgjedhë mes Perëndimit demokratik dhe Rusisë”, tha Kurti.

Ndërkohë në lidhje me kërkesën e Serbisë, që presidenti Vuçiç ja drejtoi KFOR-it, për kthimin e 1 mijë ushtarëve serbë në Kosovë Kurti u shpreh se ai do të kthejë Serbinë në të shkuarën.

“Duket se Vuçiqi dëshiron ta kthejë Serbinë në të kaluarën. Por, ky tren është larguar. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vendosur në favor të deklaratës sonë të pavarësisë. Nuk ka gjykatë më të lartë në këtë planet”, është shprehur Kurti.

Sot është dita e nëntë që nga vendosja e barrikadave në veri të vendit, ku serbët e zonës kanë vendosur makineri të rënda e kamionë në shenjë revolte për arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiç. Barrikadat e vendosura në Rudar dhe Svecan kanë bllokuar kalimin drejt dy pikave kufitare që lidhin Kosovën me Serbinë.

albin kurti tensione në veri të kosovës

Sondazh

Poll